Bajrami: U mblodhëm për të 17-ën herë, s’lëvizëm asnjë hap para

Aktuale

Bajrami: U mblodhëm për të 17-ën herë, s’lëvizëm asnjë hap para

Më: 17 maj 2025 Në ora: 11:46
Hykmete Bajrami

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami është shprehur e zhgënjyer nga seanca e sotme për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Ajo para mediave tha se edhe për të 17-ën herë, procesi për konstituimin e Kuvendit nuk lëvizi as për një hap para.

“Është fatkeqësi që u mblodhëm për të 17-ën herë dhe nuk lëvizëm as edhe një hap përpara”, tha Bajrami.

Senaca e radhës do të mbahet më 19 maj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat