Presidentja Osmani takohet me kancelarin Merz

Aktuale

Presidentja Osmani takohet me kancelarin Merz

Më: 17 maj 2025 Në ora: 17:45
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kancelarin gjerman Friedrich Merz në margjina të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

E para e vendit tonë në një postim në rrjetin X ka shkruar se pret thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet dy shteteve mike.

“Gjermania ka qëndruar prej kohësh pranë Kosovës, si një mik, një partner dhe një aleat i palëkundur.

Ishte kënaqësi të takoja kancelarin Friedrich Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së.

Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, ka shkruar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat