Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të dielën në Korishë të Prizrenit. Një person shkrepi disa herë për motive akoma të panjohura dhe përfundoi në pranga të Policisë.
Media ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Arbër Ukaj, i cili është kapur në flagrancë në lokalin ku gjuajti me armë.
Sipas informacioneve të para, në momentin kur Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, Ukaj ka qenë akoma brenda.

Arma me të cilën ka shtënë është konfiskuar, si dhe gjashtë gëzhoja.
Pas arrestimit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një lokal kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri pistoletë, si dhe gjashtë gëzhoja. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.” – kanë bërë me dije nga Policia Rajonale në Prizren.