Kuvendi nesër bën tentativën e 19-të të konstituimit

Aktuale

Kuvendi nesër bën tentativën e 19-të të konstituimit

Më: 21 maj 2025 Në ora: 00:15
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër për herë të 19-të me shpresën që do të arrihet konstituimi i tij.

Vazhdimi i seancës është planifikuar të nis në ora 10:30, derisa nuk ka ndonjë sinjal nëse Lëvizja Vetëvendosje do të ndryshojë emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, emër ky që nuk po e merr bekimin e opozitës.

Partitë opozitare po vazhdojnë të insistojnë se Haxhiun nuk e votojnë për kryeparlamentare, ndonëse bien dakord të konstituojnë Kuvendin nëse emri ndryshohet.

Në përpjekje për dalje nga ngërçi politik, të enjten e kaluar me ftesë të presidentes Osmani është mbajtur një takim konsultativ me liderët e partive politike, takim që përfundoj pa rezultat.

Mbetet të shihet nëse në seancës e së mërkurës do të këtë lëvizje nga Vetëvendosje në përpjekje të konstituimit të Kuvendin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat