Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do të qëndrojë në Kosovë nesër, më 22 maj, në kuadër të turneut në Ballkanin Perëndimor.
Në Kosovë, Kallas do të zhvillojë takime me përfaqësues të partive politike si dhe shoqërinë civile.
Ajo do të mbajë një konferencë për media më 22 maj.
Gjatë vizitës në Kosovë, Kallas do të vizitojë edhe Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit, si dhe komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.
Pas Kosovës, Kaja Kallas do të udhëtojë edhe në Serbi dhe Maqedoni të Veriut.