Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës ka reaguar ashpër pas vrasjes së dy diplomatëve izraelitë në një sulm tragjik në Uashington D.C.
Përmes një postimi në platformën “X”, MPJD ka shprehur ngushëllimet më të thella për popullin e Izraelit dhe familjarët e viktimave.
“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për popullin e Izraelit dhe familjet e dy diplomatëve të vrarë në sulmin tragjik në Uashington, D.C. Ne e dënojmë me forcë këtë akt dhune dhe jemi në solidaritet të plotë me Izraelin”, thuhet në deklaratën e MPJD-së.
MPJD ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së diplomatëve dhe përkushtimin ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke u rreshtuar krah vendeve që e dënojnë çdo formë të dhunës ndaj përfaqësuesve diplomatikë.