Gërvalla: Deputetët e opozitës po bllokojnë Kuvendin

Aktuale

Gërvalla: Deputetët e opozitës po bllokojnë Kuvendin

Më: 23 maj 2025 Në ora: 12:33
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit të seancës plenare.

Ajo ka thënë se deputetët e opozitës po e bllokojnë Kuvendin.

“Deputetët e opozitës po bllokojnë Kuvendin. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të bëj thirrje që kjo qasje bllokuese të ndalet. Kushtetuta ja njeh të drejtën për propozim fituesit të zgjedhjeve.

Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë këtë bllokadë. Duhet urgjentisht, më së paku pas 48 orëve, të dilet nga kjo gjendje” tha Gërvalla para mediave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat