Osmani diskuton me Sekretarin e NATO-s për sigurinë në Kosovë

Aktuale

Osmani diskuton me Sekretarin e NATO-s për sigurinë në Kosovë

Më: 26 maj 2025 Në ora: 15:55
Foto nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se në kuadër të aktiviteteve në ShBA ka biseduar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjatë takimit ata kanë biseduar edhe për rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtuen e paqes dhe sigurisë në rajon.

Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat