"Boll"! - Aksion para Kuvendit të Kosovës

Aktuale

"Boll"! - Aksion para Kuvendit të Kosovës

Më: 27 maj 2025 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Para Kuvendit të Kosovës janë vendosur karrige të zbrazëta – një performancë simbolike nga organizatat e shoqërisë civile, lidhur me ngërçin politik.

“Politikanëve iu ka ndalë ora; Kuvendi është jofunksional, ju lutemi provoni më vonë; ky nuk është serial, është shteti ynë; cirku i demokracisë”, këto ishin disa mbishkrimet e vendosura nga aktivistët.

E në karrigen e kryesuesit ata kishin vendosur një letër ku shkruante “boll”!

Ata gjithashtu kishin vendosur orë të vogla afër karrigeve, si simbol i vonesës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat