Përfundon intervistimi i Faton Pecit, Prokuroria Speciale jep detaje

Aktuale

Përfundon intervistimi i Faton Pecit, Prokuroria Speciale jep detaje

Më: 27 maj 2025 Në ora: 19:28
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit disa orësh nga Prokuroria Speciale. Peci është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në rastin e tenderit për fabrikën e mbetjeve nën shtazore.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Arbnora Luta, nga Prokuroria Speciale.

“Ka përfunduar intervistimi. Është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Luta për KosovaPress.

Ajo ka thënë se ka përfunduar intervistimi edhe i kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është intervistuar nga organet e hetuesisë, pas bastisjes që ndodhi në katër institucione vartëse të kësaj ministrie.

Ai është intervistuar lidhur me dyshimet për çështjen e tenderit për funksionalizimin e fabrikës për mbetje shtazore.

Ndërkohë, bastisjet janë zhvilluar në katër lokacione në Ministri të Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe kompania përfituese e kontratës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat