Kuvendi s’po konstituohet, dështoi edhe tentativa e 23-të

Aktuale

Kuvendi s’po konstituohet, dështoi edhe tentativa e 23-të

Më: 29 maj 2025 Në ora: 06:47 Përditësuar në ora: 11:33 më 29.05.2025
Kuvendi i Kosovës

Qëndrimet e njëjta: Kuvendi nuk konstituohet as pas tentimit të 23-të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Dështimi për ta bërë Kuvendin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik duke e lënë atë edhe pa qeveri të re, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

Limaj: Me Konjufcën kam pirë kafe dy ditë më parë, pres të takohem edhe me Abdixhikun

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka folur sërish para mediave para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit.

Limaj ka thënë se dy ditë më parë është takuar me deputetin e LVV-së Glauk Konjufca.

“Duhet një marrëveshje politike që gjërat të shkojnë në rrugën e duhur. Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe. Ashtu siç kam thënë,unë jam i gatshëm të takohem kurdo që kam ftesë. Nuk jemi takuar dhe nuk kam ftesë. Kem pi kafe me Glaukun para dy dite. Është mëse normale të bashkëbisedojmë për zhvillimet… kemi fol edhe për të gjitha temat, edhe si të vim deri te një marrëveshje”, tha Limaj.

Limaj u shpreh se edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku pritet të zhvillojë një takim në ditët në vazhdim.

“E kemi lënë të takohemi të bashkëbisedojmë edhe me kryetarin e LDK-së. Besoj që do të takohemi në ditët në vazhdim”, theksoi kryetari i NISMA-s.

Ndryshe, Limaj mbrëmë në T7 ka zbuluar detaje nga takimet që ka zhvilluar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi pas zgjedhjeve.

Sipas tij, Kurti kishte propozuar që Nisma të bëhej pjesë e qeverisë, por kjo ishte refuzuar nga Limaj.

“Unë i thashë se nuk jemi të interesuar për qeveri, por për një partneritet në Kuvend. I thashë se jam i gatshëm të marr detyrën e Kryetarit të Kuvendit. Ishte një minimum bashkëpunimi që mund të ofronim në atë moment,” shtoi ai.

Limaj konfirmoi se ndonëse pati një marrëveshje verbale me Kurtin, ajo nuk u konkretizua me shkrim. 

Bahtiri thotë se nuk e di se a ka ndryshuar propozimi për kryeparlamentar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri tha se nuk është i informuar nëse ka ndryshuar propozimi për kryeparlamentar.

Ai u pyet nga gazetarët, teksa ka hyrë në objektin e Kuvendit para vazhdimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e 23-të për konstituim të legjislaturës së nëntë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ky është tentimi i 23-të me radhë.

“Nuk e di [se a është ndryshuar propozimi për kryeparlamentar]… Jo [nuk kam biseduar me Albin Kurtin]”, tha Bahtiri, raporton KP.

“Unë jam i hapur dhe bashkëpunues për atë çka më takon mua si ministër” – Peci deklarohet para seancës

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci i cili veç dy ditë më parë u mbajt për plot pesë orë në Prokurorinë Speciale për intervistim si i dyshuar për dhënien e kontratës së fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore, ka thënë se çka raportohet në media, nuk i merr serizoisht e as s’i të vërteta.

E pikërisht para atyre që s’ju beson, ai tha se është në interes për të që të zbardhet çdo detaj nga drejtësia për të gjitha siç i quajti “pretendimet” që ata mund t’i kenë.

“Ajo çka raportohet në media nuk e marrë seriozisht as të vërtetë. Mendoj që është në intneres të Kosovës, e më shumë në interes për mu është që mu zbardh në çdo detal për pretendimet që i kanë mekanizmat e drejtësisë. Unë jam libër i hapur për krejt veprimet për aq sa mu mka taku si ministër, edhe me kaq e përmbylli krejt këtë temën çka u diskutu”, tha Peci para gazetarëve.

Ai është pyetur nga gazetarët rreth raportimeve se emri i Albulena Haxhiut mund të zëvendësohet me atë të Fatmir Limajt sot.

“Ne do të vazhdojmë me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit që procesi i kryetarit të Kuvendit ose kryetares të jetë me votën e fshehtë– tha ai para medieve.

Kurti nuk ndalet para gazetarëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti as sot nuk është deklaruar para mediave, teksa ia ka mësyrë seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sot shënohet hera e 23-të për të realizuar një qëllim të tillë, pas 22 dështimesh të njëpasnjëshme.

Duda Balje: Nuk e pranova ofertën, Vetëvendosje e di pse ka reagu ashtu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e konfirmoi edhe një herë se ka  marrë ofertë pune në Maqedoni të Veriut, në këmbim të votës së saj në Kuvendin e Kosovës, por nuk e ka pranuar.

“S’kam çka me komentu, unë kam thënë siç ka qenë situata,  VV e di pse ka  reaguar ashtu, kam folur shumë sinqertë, shumë haptas, dhe nuk pranova ofertën,” tha ajo.

Sot përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 23-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Ndryshe të martën nën drejtimin kryesuesit Avni Dehari, seanca serish nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kjo pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 54 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat