Bizneset po protestojnë në të gjitha hyrjet e Prishtinës kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për daljen e detyrueshme të ndërmarrjeve në tregun e lirë të energjisë - një vendim që sipas komunitetit të biznesit, rrezikon stabilitetin ekonomik, prodhimin vendor dhe vendet e punës.
Përfaqësuesit e odave të bizneseve kanë mbajtura deklaratë duke treguar vështirësitë dhe pasojat me të cilat po ballafaqohen bizneset për shkak të vendimit të ZRRE-së, duke theksuar se nuk do të ndalen me kaq.
Ata janë dëgjuar teksa lëshojnë sirenat.
Ndërkohë, një numër i madh i policisë, përfshirë edhe njësinë speciale është parë në Veternik, teksa drejton komunikacionin.