Ambasada e Gjermanisë: Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Aktuale

Ambasada e Gjermanisë: Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Më: 29 maj 2025 Në ora: 13:11
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasada e Gjermanisë në një postim të fundit shkroi se Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Por se për këtë gjë nevojitet veprim nga qeveria kosovare në zbatimin e zotimeve të marra në dialogun e ndërmjet nga BE mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjermania mbetet fort e përkushtuar që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës – dhe synimi është i arritshëm.

 Por, Kosovës i duhet të veprojë tani, përfshirë përmbushjen e zotimeve nën dialogun e lehtësuar nga BE”, shkroi ambasada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat