Dështon edhe përpjekja e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Për të njëzetepestën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të hënën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Ligjbërësit refuzuan për të shtatëmbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
Bahtiri shfaqet i shqetësuar, bën thirrje: Reflektoni, po dalim keq para ndërkombëtarëve
Sot do të zhvillohet edhe tentativa e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti nga radhët e LVV-së Agim Bahtiri, i bëri thirrje ish opozitës të reflektojë.
“Është e tmerrshme, edhe para familjeve të tyre se lërë më para popullit”, tha ai.
“Edhe njëherë po ju bëjë thirrje që të reflektojnë pozitivisht se jemi duke dalur keq para ndërkombëtarëve, por edhe para popullit”, tha Bahtiri.
Bogujevci pas përplasjeve: Me Serbinë kam pasë luftë që fëmijë
Deputetja e betuar e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka komentuar zhvillimet e fundit mbi përplasjen e saj dhe njërit prej gazetarëve për një fotografi të Albin Kurtit.
Ajo u shpreh se imazhi i shkëputur i takonte gjatë një përkujtimi të viktimave të familjes së saj nga tragjedia e përjetuar në kohën e luftës.
”Nuk është përmend emri im për pozitën e kryeparlamentares. Është përmend se është menduar, se unë kam qenë lartë atje si nënkryetare dhe i kam rënë në mend dikujt si propozim?”
”Unë nuk kam qenë vetëm një viktimë e luftës ku më është vra familja dhe kam qenë viktimë. Kam luftu me Serbinë që fëmijë. Para se mi hy politikës, unë kam pasë luftë me Serbinë”.
”Po më shtin me kuptu se unë nuk jam mirënjohëse. Vetëm se jemi viktima të luftës, që ne nuk e kemi mendjen tonë, nuk dimë asgjë. Edhe ne kemi mendim, mundemi mos me u pajtu me njëri-tjetrin, por dijmë diçka. Fjala jonë ka peshë”.
Tentativa e 25-të – Kuvendi kërkon konstituim!
Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot në orën 10:30.
Kjo në përpjekje për ta konstituuar legjislaturën e re, pas 24 tentativave të pasuksesshme që një muaj e gjysmë.
Kjo është seanca e 25-të dhe ende nuk ka marrëveshje për funksionalizimin e parlamentit.
Vetëm 48 orë më parë, e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.