Ambasadori britanik njoftohet me punën e IPK-së

Aktuale

Ambasadori britanik njoftohet me punën e IPK-së

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 14:35
Pamje nga takimi

Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, priti sot në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.

Atë  e njoftoi me aktivitetet, të arriturat dhe sfidat në punën e IPK-së.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Hargreaves falënderoi Hodajn për pritjen dhe shprehi vlerësime për punën e përditshme të IPK-së në fuqizimin e integritetit policor dhe në trajtimin e ankesave të qytetarëve për punën e Policisë.

Poashtu, u shtua se palët mirëpritën mundësinë për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe IPK-së. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat