Ligji për KPK afër hyrjes në fuqi

Aktuale

Ligji për KPK afër hyrjes në fuqi

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës ende s’ka filluar me punë.

Mirëpo kjo nuk ishte pengesë që të ecë përpara reforma më e përmendur, ajo në sistemin prokurorial.

Në muajin e kaluar, Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi.

Si risi në këtë ligj, llogaritet ndryshimi i numrit dhe përbërjes së anëtarëve të KPK.

Efikasiteti i këtij ligji, vlerësohet se mund të shihet vetëm nëse i njëjti zbatohet në plotni.

Përkundër plotësim ndryshimeve të bëra në ligjin për KPK-në, e paprekur ka mbetur çështja e emërimit të kryeprokurorit të shtetit.

Ndryshime edhe për këtë proces kishte kërkuar shoqëria civile, por që sipas tyre nuk pati vullnet politik për ta rregulluar edhe këtë çështje.

Ky ligj ishte kontestuar disa herë nga partitë opozitare në Gjykatën Kushtetuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat