Nesër edhe një tentativë tjetër për konstituimin e kuvendit

Aktuale

Nesër edhe një tentativë tjetër për konstituimin e kuvendit

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 08:27
Kuvendi i Kosovës

Dje dështoi për të 28’n herë konstituimi i kuvendit.

Kjo pasi Avni Dehari e hodhi në votim komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë, përmes të cilit do të zgjidhej kryeparlamenti, megjithatë i njëjti dështoi të merrte përkrahjen nevojshme nga partitë.

Për votuan 48 deputetë , ndërsa kundër dhe abstenim s’ka pasur asnjë.

Seanca e radhës do të mbahet nesër në ora 11:00. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat