Ambasadori britanik u magjeps gjatë vizitës në Klinë

Aktuale

Ambasadori britanik u magjeps gjatë vizitës në Klinë

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 18:42
Pamje nga takimi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur se ka qenë për vizitë në qytetin e Klinës.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se kjo komunë ka potencial të madh për bujqësi, sipas tij, është e vendosur në mes dy lumenjve Drinit të Bardhë dhe Klinës.

“Por është gjithashtu e ndjeshme ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike. Ishte kënaqësi të takoja kryetarin Zenun Elezaj, për të diskutuar këto çështje”.

“Më pas, pata një turne magjepsës në lokalitetin arkeologjik romak në Dresnik që daton që nga shekulli i dytë”, ka thënë Hargreaves. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat