Paralajmërohet protestë për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu

Aktuale

Paralajmërohet protestë për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 12:15
Arbnor Spahiu

Të dielën, më 15 qershor, në fshatin Muçivërc do të mbahet një protestë.

Kjo për të kërkuar lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu.

Ai u arrestua nga autoritetet serbe dhe po mbahet në paraburgim për një muaj nën akuzën se ka qenë pjesë e njësitit policor gjatë sulmit në Banjskë, shkruan Gazeta Sinjali.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe kanë ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa dallime partiake, si dhe përfaqësuesit lokalë që të bashkohen në këtë aktivitet për mbrojtjen e të arrestuarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat