Ambasada gjermane deklarohet për arrestimin e ish-policit nga Serbia

Aktuale

Ambasada gjermane deklarohet për arrestimin e ish-policit nga Serbia

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 16:46
Arbnor Spahiu

Ambasada Gjermane ka konfirmuar se është në kontakt me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në kryeqytetin serb lidhur me arrestimin e Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës.

Ambasada Gjermane në një përgjigje për Dukagjinin ka theksuar se pret nga autoritetet serbe që të hetojnë sa më shpejt të jetë e mundur besueshmërinë e akuzave të ngritura dhe të sigurojnë që gjatë gjithë procesit të respektohen të gjitha standardet ligjore.

“Mund të konfirmojmë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka kontaktuar Ambasadën Gjermane në Beograd lidhur me këtë çështje. Ata janë në kontakt për rastin e z. Spahiu. Ne presim që autoritetet serbe ta hetojnë sa më shpejt të jetë e mundur besueshmërinë e akuzave të bëra ndaj z. Spahiu dhe, sigurisht, të sigurojnë që gjatë këtij procesi të respektohen të gjitha standardet ligjore”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Spahiu është arrestuar më 7 qershor nga autoritetet serbe nën dyshimet për “vrasje të rëndë”.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat