Haliti: “Qeveria e Unitetit” do ta nxjerrë Kuvendin nga ky ngërç

Aktuale

Haliti: “Qeveria e Unitetit” do ta nxjerrë Kuvendin nga ky ngërç

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 18:05
Sokol Haliti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një konference për medie ka shpalosur planin 15-pikësh për  “Qeverinë e Unitetit Kombëtar”.

Abdixhiku ka konsideruar se ky do ishte opsioni më i mirë për të dalë nga ngërçi politik deri sa të shkohet në zgjedhjet e reja.

E për këtë, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka deklaruar se Qeveria e Unitetit do të merret seriozisht dhe për dhjetë muaj do t’i përgatitet vendit për zgjedhjet e reja.

Sipas Halitit, bllokimi i ngërçit është formuar me qëllim që dy parë zgjedhjet të mbahen me kohë.

“Përgjegjësinë e ka ai që vërtetë ka dalë i pari dhe i ka fituar zgjedhjet, ne nuk mund t’i akuzojmë të gjitha partitë politike për shkak mosmarrjes së përgjegjësisë për me i krijuar institucionet, megjithatë LDK ka formuar një agjendë për formimin e një qeverie të Unitetit Kombëtar të cilën e ka propozuar ku me 15 pika e ka procedua saktë se si mund të dilet nga ky ngërç. Mos konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë është vërtetë i papranueshëm, prandaj kjo krizë kushtetuese me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në përputhje me parimet e funksionalitetit parlamentar duhet bërë patjetër. Qeveria e Unitetit do të merret seriozisht dhe për dhjetë muaj do t’i përgatitet vendin për zgjedhjet e reja dhe do ta nxjerrë krizën nga ky ngërç duke funksionalizuar zbatimet e ligjeve dhe formimin e institucioneve. Bllokimi i ngërçit është formuar me qëllim që dy parë zgjedhje të mbahen me kohë”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat