Sot në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu

Aktuale

Sot në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 07:50
Asllan Fazliu

Sot me fillim nga ora 11:00 në Drenas do të përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu.

Nga komuna njoftuan se ceremonia do të mbahet në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” dhe ftuan qytetarët, familjarët dhe bashkëluftëtarët të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore.

Manifestimi përkujton jetën dhe veprën e heroit Asllan Fazliu, një ndër figurat e shquara të luftës për lirinë e Kosovës.

Vendosja e shtatores së tij është një shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për sakrificën dhe kontributin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat