Ky është kandidati i VV-së për kryetar të Suharekës

Aktuale

Ky është kandidati i VV-së për kryetar të Suharekës

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 17:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të garojë në Suharekë me një figurë të njohur lokale.

Hamdi Bytyqi, ish-anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-drejtor i shkollës “Skënder Luarasi” në këtë komunë.

Bytyqi ka një përvojë të gjatë në arsim dhe politikë.

Image
Hamdi Bytyqi

 

Ai ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke përfaqësuar AAK-në në atë kohë.

Hamdi Bytyqi do të jetë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale nga rradhët e VV-së.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat