KFOR-i trajnohet kundër fobisë së zjarrit

Aktuale

KFOR-i trajnohet kundër fobisë së zjarrit

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 15:39
KFOR-i trajnohet kundër fobisë së zjarrit

Karabinierët italianë nga Njësia e Specializuar e KFOR-it dhe trajnerët hungarezë nga Batalioni Rezervë Taktik zhvilluan stërvitje kundër fobisë së zjarrit në Novosellë.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga KFOR.

KFOR-i bëri të ditur se trajnimi i tillë është kyç për menaxhimin e efekteve psikologjike të zjarrit në mjediset operative.

Po ashtu u cek se trajnimi ka rol edhe në ruajtjen e një niveli të lartë të efektivitetit për të kontribuar në një mjedis të për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat