Prokuroria Speciale e konfirmon: Intervistimi i Elek nuk mbahet nesër

Aktuale

Prokuroria Speciale e konfirmon: Intervistimi i Elek nuk mbahet nesër

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 18:05
Zlatan Elek

Prokuroria Speciale ka konfirmuar për RTK se kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, është ftuar për intervistim në kuadër të hetimeve lidhur me vendosjen e barrikadave në pjesën veriore. Megjithatë, intervistimi nuk do të mbahet nesër, pasi është shtyrë për një datë tjetër me kërkesë të mbrojtjes

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar për RTK se kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, Zlatan Elek, është ftuar për intervistim në kuadër të hetimeve që lidhen me vendosjen e barrikadave në pjesën veriore të vendit në vitin 2022

Hetimet po zhvillohen për disa vepra penale, përfshirë: pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkim për veprimtari kundërkushtetuese.

Megjithatë, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur seintervistimi i Elek është shtyrë për një datë tjetër, me kërkesë të mbrojtjes, për shkak të gjendjes shëndetësore të avokatit të tij.

Zlatan Elek është zgjedhur kryetar i Listës Serbe në vitin 2023. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat