Kurti për Çekun: Ai është çfarë i duhet kryeqytetit për të qeverisur mirë

Aktuale

Kurti për Çekun: Ai është çfarë i duhet kryeqytetit për të qeverisur mirë

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2025 Në ora: 21:25
Albin Kurti dhe Hajrulla Çeku

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se ish-ministri i Kulturës u nominua unanimisht nga kryesia e qendrës së VV-së në kryeqytet.

Çeku cilësohet si aktivist i devotshëm, intelektual e patriot, dhe sipas VV-së, është njeriu i duhur për ta udhëhequr Prishtinën drejt një qeverisjeje me përgjegjësi dhe dinjitet.

Postimi i plotë:

Aktivist i devotshëm, njeri i kulturës, patriot e intelektual. Hajrulla Çeku është kandidati ynë për Prishtinën, unanimisht i nominuar nga kryesia e qendrës së Lëvizjes në këtë qytet. Ai është çfarë i duhet kryeqytetit për të qeverisur mirë, për t'i dalë ballë përgjegjësisë në çdo fushë e për ta bërë Prishtinën vend ku njerëzit jetojnë mirë dhe banojnë dinjitetshëm. Gjatë mandatit të tij si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë shumë edhe për Prishtinën. Pas 12 tetorit, si kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe fitues i zgjedhjeve, do të mund të bëjë edhe më shumë për kryeqytetin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat