Berisha: Fyerjet e Kurtit janë të qëllimshme, synojnë përplasje me opozitën

Aktuale

Berisha: Fyerjet e Kurtit janë të qëllimshme, synojnë përplasje me opozitën

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 23:21
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili e quajti opozitën “nomadë”.

Në emisionin “Info Nata”, Berisha tha se kjo nuk është hera e parë që Kurti përdor një gjuhë të tillë, duke e cilësuar si pjesë të një strategjie të qëllimshme për përçarje politike.

“Nuk është hera e parë që ai bën fyerje të tilla dhe flet në këtë gjuhë. Kjo është pjesë e strategjisë së tij, nuk është e rastësishme. Ai ka kriza sociopatike në kokë, dhe kjo lidhet me karakterin e tij. Është e qëllimshme që të krijojë përplasje dhe të pamundësojë bashkëpunimin apo tejkalimin e krizës”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se me këtë deklaratë, Kurti ka synuar të godasë partitë opozitare dhe të shmangë çdo mundësi bashkëpunimi institucional.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat