Hoti: Kriza energjetike po e rrënon ekonominë e vendit

Aktuale

Hoti: Kriza energjetike po e rrënon ekonominë e vendit

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 13:14
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha sot se kriza energjetike po e rrënon ekonominë në vend.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se investimet aktuale dhe të ardhshme do të ndikohen negativisht nga mungesa e qartësisë sa i përket furnizimit me energji.

Paqartësia nuk lidhet vetëm me çmimin e lartë dhe të paparashikueshëm, por edhe me pasigurinë e furnizimit. Asnjë masë nuk është marrë tash e sa vite.

Blloqet e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B vazhdojnë të bien nga sistemi, pasi tenderët për rinovim e mirëmbajtje vonohen me vite”, shkruan ai.

Lexo po ashtuKEK thotë se Njësia A3 është rikthyer në operim, KEDS apelon për kursim të energjisë elektrike për shkak të mungesës së prodhimit vendor

Sipas tij, centrali me gaz i Marrëveshjes së Uashingtonit u anulua në vitin 2021.

Mjetet e parapara për atë qëllim u destinuan për projektin e baterive, por në fund humbën krejtësisht për shkak të ndryshimit të prioriteteve të politikave amerikane.

Dalja në tregun e hapur energjetik, pa i siguruar kushtet paraprake, duket se do të jetë shkatërruese për shumë prodhues. Kjo do të ketë pasoja për punësimin e mijëra punëtorëve dhe, në veçanti, do të përkeqësojë aftësitë konkurruese të prodhuesve të Kosovës në tregun vendor dhe të jashtëm, duke e thelluar edhe më tej deficitin tregtar të Kosovës”, shkruan deputeti Hoti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat