“Kolapsi energjetik”, KEK-u thërret konferencë për media

Aktuale

“Kolapsi energjetik”, KEK-u thërret konferencë për media

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.

Konferenca nis nga ora 19:00 në Termocentralin “Kosova B” – Obiliq.

Sipas KEK-ut, qëllimi i konferencës është informimi i drejtë dhe transparent i opinionit publik lidhur me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të KEK-ut, përfshirë të dhënat e fundit mbi kapacitetin prodhues dhe ndërhyrjet teknike në zhvillim.

Në këtë konferencë do të flas kryeshefi ekzekutiv i KEK, Gramos Hashani.

KESCO gjatë ditës tha se është informuar për një mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat