Octopus: Sulmet e SHBA-së të domosdoshme kundër përshkallëzimit bërthamor

Aktuale

Octopus: Sulmet e SHBA-së të domosdoshme kundër përshkallëzimit bërthamor

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”ka mbështetur veprimet e koordinuara ndërkombëtare kundër përshkallëzimit bërthamor dhe ambicieve destabilizuese të regjimeve autoritare si Irani.

Në një reagim publik, Instituti e vlerëson jetik dhe të pazëvendësueshëm rolin e SHBA-ve e aleatëve perëndimorë në ruajtjen e sigurisë globale, duke theksuar se siguria e Kosovës dhe stabiliteti i Ballkanit janë të lidhura me zhvillimet më të gjera gjeopolitike.

Në kontekst të këtyre zhvillimeve, garantimi i sigurisë për Kosovën nënkupton vigjilencë të vazhdueshme ndaj dinamikave më të gjera ndërkombëtare, pasi stabiliteti rajonal nuk mund të shkëputet nga zhvillimet globale”, thuhet në reagim.

Instituti Octopus rithekson mbështetjen e plotë për përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare kundër agresionit të regjimeve autoritare dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë e stabilitetit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat