Sejdiu: LDK-ja e ka legjitimuar sulmin ndaj nesh

Aktuale

Sejdiu: LDK-ja e ka legjitimuar sulmin ndaj nesh

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 07:43
Dardan Sejdiu

Dardan Sejdiu, ish-nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka kritikuar LDK-në për qëndrimet e saj ndaj zhvillimeve politike të së kaluarës, duke thënë se kjo parti e ka legjitimuar sulmin që Vetëvendosje e kishte bërë ndaj tyre.

“LDK e ka legjitimuar sulmin që e ka bërë Vetëvendosje ndaj nesh. E ka legjitimuar sulmin sepse unë, si shef i grupit parlamentar të PSD-së, i shkoja Avdullah Hotit në zyrë dhe diskutonim që është me domosdo me zgjidh çështjen e Serbisë, sepse e kishim diskutim në tavolinë”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai shtoi se në ato diskutime kishte qenë e qartë se ose arrihej marrëveshje për gjithçka, ose për asgjë, dhe se pjesë e asaj marrëveshjeje mund të ishte edhe njohja.

“Ka qenë diskutimi ‘merremi vesh për krejt ose për asgjë’, dhe aty ka qenë edhe njohja. S’di a e mbani mend. Dhe ky ka qenë momenti në të cilin deputetët e vlerësonin se e kemi një hapësirë me dalë prej kësaj kurthe. Për mua, investimi politik ka qenë dalja prej kurthit me negociatat me Serbinë”, tha Sejdiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat