Flutur Mustafa, shefja e kabinetit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, ka dhënë dorëheqje të premten.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Mustafa përmes një postimi në Facebook.
Ajo ka thënë se po dorëhiqet për shkaqe personale.
“Pas një angazhimi intenziv 4- vjeçar, fillimisht si Këshilltare Politike dhe Zëdhënëse e pastaj edhe si Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Bujqësisë, para Ministrit në detyrë Faton Peci, sot ( 27.06.2025) kam paraqitur dorëheqjen time”, ka thënë Mustafa.
Që nga dita e parë, ka thënë ajo, ka dhënë maksimumin që detyrën ngarkuar ta kryejë me përkushtim të plotë, ndershmëri bazuar në kërkesat e eprorit të saj.