Basha: Është e rëndësishme që Kurti me qenë në Shkup

Aktuale

Basha: Është e rëndësishme që Kurti me qenë në Shkup

Më: 1 korrik 2025 Në ora: 11:34
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha tha se opozita me tendencë po manipulon konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, votimi i fshehtë mundësohet me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Deputetët po mblidhen për herë të 40-të për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

“Është tendencioze manipulimi i asaj që po thuhet publikisht. Ku opozita po e bllokon se po thotë keni bërë një pikë të rendit të ditës edhe duhet të votohet për atë. Për sqarimin e opinionit publik, është e njëjta pikë e rendit të ditës, është konstituimi dhe aktgjykimi i vitit 2014 thotë ‘mundeni me votim të hapur apo të fshehtë’. Votimi i hapur edhe i fshehtë janë vetëm dy mënyra që mundesh me zgjedh për konstituimin. Nuk ka pikë të re të rendit të ditës dhe kush do që e thotë ndryshe është manipulim. Është njëjtë sikur me marrë një autoritet mjekun edhe ai me të thënë i ki dy barna, ilaçin A dhe ilaçin B edhe përdore cilin do që të dëshironi për t’i dhënë zgjidhje kurimit. Ne e kemi provuar ilaçin A që ka qenë votimi i hapur, nuk ka pasur zgjidhje dhe kryesuesi ka thënë ‘hajde tash e votojmë ilaçin B’ që është votimi i fshehur sepse gjykata thotë zgjidhni cilin doni”, u shpreh ai.

Basha tha se duhet të përfundohet votimi i komisionit për votim të fshehtë, Albulena Haxhiu do të tërhiqet nëse nuk arrin 61 vota.

Sa i përket kritikave të partive tjera politike për pjesëmarrjen e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, Basha tha se është e rëndësishme me qenë atje,

“Kryeministri është me një mbledhje në Shkup e që është për rritjen ose për përfshirjen e vendeve të Ballkanit në BE. Po besoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme me qenë atje.... Patjetër që është e rëndësishme [konstituimi i Kuvendit], por nuk mundeni ta fajësoni Kurtin i cili ka ofruar marrëveshje teknike, marrëveshjke politike LDK-së. A ka mundësi dikush prej juve një herë me ja bërë një pyetje Lumir Abdixhikut me i thënë - më 8 prill ke thënë që nuk do ta pengojmë konstituimin, më 15 prill nuk ke votuar dhe po thotë nuk e votoj asnjë kandidat. Ju lutem, unë po them që duhet me i mbajt përgjegjës të gjithë njëjtë. Ka rrejt, ju ka rrejt juve, na ka rrejt neve dhe e ka rrejt edhe qytetarin e Republikës”, shtoi ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat