Agjencia e Emergjencave pjesë e takimit të Romës për menaxhim

Aktuale

Agjencia e Emergjencave pjesë e takimit të Romës për menaxhim

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 22:38
Agjencia e Emergjencave pjesë e takimit të Romës për menaxhim

Zyrtarë të lartë të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave po marrin pjesë në takimin e dytë të Komitetit Drejtues të projektit “Multi-Country Study”, i cili zhvillohet në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, me pjesëmarrjen e shteteve nga rajoni i Evropës dhe Afrikës.

Në një postim në ‘Facebook’ bëhet e ditur se në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, Agjencia përfaqësohet nga Mustaf Gashi dhe Ahmet Durmishi.

“Zyrtarë të lartë të AME-së po marrin pjesë në takimin e dytë të Komitetit Drejtues të projektit “Multi-Country Study”, i cili zhvillohet në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, me pjesëmarrjen e shteteve nga rajoni i Evropës dhe Afrikës.

Në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, Agjencia përfaqësohet nga z. Mustaf Gashi dhe z. Ahmet Durmishi.

Takimi po mbahet në Romë, Itali, dhe ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e menaxhimit të emergjencave", thuhet në postim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat