Dështoi edhe përpjekja e radhës për konstituim

Aktuale

Dështoi edhe përpjekja e radhës për konstituim

Më: 5 korrik 2025 Në ora: 20:18 Përditësuar në ora: 20:21 më 05.07.2025
Kuvendi

Bogujevci: Opozita s’ka votuar, ky është problem i madh

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, është deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive, duke thënë se procedurat si dhe aktvendimi i Kushtetueses janë të qarta, duke deklaruar që së pari duhet të përfundohet një proces, e që është votimi i komisionit për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit.

Ajo ka kritikuar edhe partitë e ish-opozitës për mos votim, duke thënë se askush s’po flet për këtë punë.

‘Këto janë procedurat janë shumë të kjarta. Është rregullorja e kuvendit që e përcakton shumë kjartazi procesin. Aktvendimi i Kushtetueses, thotë shumë kjartazi që mund të votohet në dy forma, në të hapur dhe në të fshehtë. Kemi një proces që duhet ta përfundojmë.

Duhet t’i respektojmë procedurat, dhe një ndër procedurat është votimi, sido që veprojmë nëse dalim prej votimit, tani jemi në procedurë të votimit të fshehtë, mund të votohet kundër dhe mund të kthehemi. Duhet të procedojmë së pari me një proces që jemi pastaj të kthehemi të procesi tjetër. Njëra ndër to që është dashtë të respektohet nga opozita qysh në fillim , e që është kjartë është votimi, duhet të votohet, kjo s’është respkektuar. Dhe askush nuk po flet për këtë punë, askush nuk e përmend faktin që ka deputet që nuk kanë votuar. Ky është problem shumë i madh’’, ka thënë ajo.

Haradinaj: Ta shohim si votoj kur vjen momenti

Kryetari dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Bekë Berisha, i cili tha se do ta votonte këdo që e propozon Lëvizja Vetëvendosje për kryetar kuvendi, por në formë të hapur.

Haradinaj tha se nuk ka informacione për këtë qëndrim të Berishës, por u shpreh se “shumë mirë ka thënë”.

“Jo, s’kam informacione por shumë mirë ka thënë. Do ta shohim [si do të votoj] kur të vjen momenti”, u shpreh Haradinaj.

Tutje, ai tha se situata aktuale politike është e varur nga fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të cilin tha se “ai e ka ndarë mendjen ta bëjë keq e më keq”.

Pritet të nisë seanca e Kuvendit të Kosovës

Pas alarmit të rremë për bombë, deputetët pritet të rikthehen në Kuvend për seancën e orës 20:00.

Njoftimi:

“Seanca konstituive e përcaktuar për në orën 11:00, pas alarmit për bombë Kuvendi i Kosovës, pritet të vazhdojë punimet në orën 20:00, për të 42-tën herë me radhë".

Shtyrja është bërë për shkak të një kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, ku për pasojë janë evakuuar i gjithë stafi i Kuvendit, deputetët dhe gazetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat