Ambasada amerikane del me njoftim për vizitën e zyrtarit të DASH’it

Aktuale

Ambasada amerikane del me njoftim për vizitën e zyrtarit të DASH’it

Më: 14 korrik 2025 Në ora: 12:12
Pamje nga takimi

Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka publikuar fotografi të vizitës së zyrtarit të DASH’it Brendan Hanrahan në Kosovë.

Në njoftim thuhet se vizita e Hanrahan ka përfshirë takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës e bizneset.

“Ishte kënaqësi të pres zyrtarin e lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Kosovë fundjavën e kaluar. Vizita e tij përfshiu takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe komunitetin e biznesit, si dhe vizita në Camp Film City dhe Camp Nothing Hill, për të çuar përpara përpjekjet amerikane drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik.

Ai gjithashtu gjeti kohë për të bërë një turne në vendin e bukur dhe historik të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Manastirin e Graçanicës. Shijoni disa foto nga vizita”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat