Osmani: Ndikimi i Rusisë në Kosovë është zero

Aktuale

Osmani: Ndikimi i Rusisë në Kosovë është zero

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 12:08
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media pas takimit me presidentin letonez, është pyetur për raportin e Kosovës me Serbinë dhe për përpjekejt destabilizuese të Rusisë.

Duke folur për influencën ruse, presidentja e Kosovës ka thënë se “influence e Rusisë në Kosovë është zero”.

Presidentja tutje ka thënë se këtë gjë s’mund ta thotë për Serbinë.

“S’mund ta them këtë për shtetin fqinj Serbinë, sepse Serbia është kthyer në satelit të Rusisë”, ka thënë Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat