Mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet lokale

Aktuale

Mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet lokale

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 08:57
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje sot në orën 13:30.

Një prej pikave është edhe raportimi rreth vlerësimit për rishpërndarje të buxhetit të aprovuar të KQZ për vitin 2025 për zgjedhjet lokale.

Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i procedurës standard të veprimit për krijimin e Listës së Votuesve.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor 2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat