Guxo prezanton kandidatin për kryetar të Gjilanit

Aktuale

Guxo prezanton kandidatin për kryetar të Gjilanit

Më: 19 korrik 2025 Në ora: 20:49
Faton Peci, Ilir Poroshtica, Donika Gërvalla

Partia Guxo ka prezantuar kandidatin e saj për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Arkitekti Ilir Poroshtica do të jetë kandidati me të cilin Guxo synon ta fitojë garën për Gjilanin.

Kryetaraj e kësaj partie, Donika Gërvalla ka thënë se me fitoren e Poroshticës do të fitojë qytetari i Gjilanit.

“Arkitekti i njohur, qytetari shembullor dhe njeriu i mirë dhe punëtor i këtij vendi, Ilir Poroshtica, do të jetë kandidat për Kryetar të Gjilanit nga Partia GUXO. Me vendosmërinë e sigurinë, por edhe me modestinë e një profesionisti kulminant, Iliri po i hyn kësaj gare për të fituar, por fituesit e vërtetë do të jenë qytetarët e Gjilanit”, ka shkruar ajo në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat