Gani Geci pajton Sami Lushtakun e Ramiz Lladrovcin?

Aktuale

Gani Geci pajton Sami Lushtakun e Ramiz Lladrovcin?

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 09:50
Foto nga takimi

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka hapur dyert e shtëpisë për emisionin “Weekend” të Klan Kosova.

Gjatë intervistës, ai u pyet rreth raportit të tij të tensionuar me bashkëpartiakun e tij, Sami Lushtaku, dhe se a do të mundte Gani Geci t’i pajtonte, pasi ai është paksa i njohur për këto “mesele”.

“Jo. Edhe me dasht m’u pajtu, pajtohem vetë, nuk ka nevojë për zotin Geci, dhe absolut ai në mesin tonë nuk ka mundësi me hy asnjëherë”, tha shkurt Lladrovci.

Ai shtoi se ka persona të tjerë që mund t’i pajtojnë që të dy, duke përmendur këtu ish-presidentin Hashim Thaçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat