“Elemente përafrimi”, Bogujevci për ftesën e VV-së ndaj LDK-së: E pamë si partner potencial

Aktuale

“Elemente përafrimi”, Bogujevci për ftesën e VV-së ndaj LDK-së: E pamë si partner potencial

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 19:13
Saranda Bogujevci

Gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare vendi vazhdon të jetë në paralizë politike. 

Takimet mes VV-së e Nismës rezultuan pa sukses, e po ashtu edhe ftesat ndaj partive tjera që VV i dërgoi.

Deputetja e kësaj partie, Saranda Bogujevci, deklaroi se LDK-së iu dërgua ftesa për koalicion si shkak i ngjashmërisë që dy partitë kanë mes vete.

“Ne mendojmë që ndërlidhet me disa elemente të përafërta, të përafrimit, elektoratit. Këto janë disa arsye të cilat e kemi pa si partnerë potencial për bashkëqeverisje” tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat