Pritjet deri dy orë, kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare

Aktuale

Pritjet deri dy orë, kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 20:18
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar

Pikat kufitare të Kosovës po përballen me një fluks të shtuar të mërgimtarëve dhe qytetarëve që po hyjnë në vend.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata po regjistrohen në dalje të Kosovës.

Aktualisht, pika më e ngarkuar për të hyrë është ajo të Dheu i Bardhë, ku pritjet po zgjasin deri 40 minuta, ndërsa pritet deri në dy orë për të dalë nga Kosova në Muçibabë shkojnë deri në dy orë.

Image
Pritjet

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të ulëta dhe lëvizja po bëhet më shpejt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat