Ambasada Gjermane: Të veprohet në përputhje me vendimin e Kushtetueses

Aktuale

Ambasada Gjermane: Të veprohet në përputhje me vendimin e Kushtetueses

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Ambasada Gjermane në Kosovë, pret një zgjidhje të realizueshme brenda afatit dhe u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë të veprojnë drejt një kompromisi.

"Ne e vlerësojmë që Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim procedural.

Tani politikanët duhet të veprojnë në përputhje me të, në mënyrë që kosovarët më në fund të marrin parlamentin për të cilin kanë votuar para gjashtë muajsh.

Ne presim një zgjidhje të realizueshme brenda afatit dhe u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të veprojnë drejt një kompromisi", thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane në Kosovë për televizion publik .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat