"Diplomacia me byrek"

Aktuale

"Diplomacia me byrek"

Më: 11 gusht 2025 Në ora: 20:22
Fatmir Haxholli

Ish-sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka deklaruar se nuk bëhet diplomaci me pagat që marrin anëtarët e shërbimit diplomatik të Kosovës, të cilët veprojnë në vende shumë të zhvilluara.

Haxhollit të cilit i përfundojë mandati para dhjetë muajve, ka thënë se nuk bëhet diplomaci duke u menduar se kush do ta pagan faturën e drekës në fund të takimit me personalitete të ndryshme diplomatike.

"Një pagë 2500 deri 3500 euro anëtarët e shërbimit diplomatik.

Sot kjo pagë është minimale në vendet me standarde të larta, andaj si mund të bëjnë diplomaci njerëzit që drekojnë me një sandviç apo dyner dhe çfarë mund të themi për njerëzit që takojnë personalitete të larta dhe mendjen e kanë se kush do ta paguaj faturën e një dreke apo një darke”, ka thënë ai në një video të postuar në rrjetin social Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat