Vrasjet e fundit – Sa e brishtë është siguria në Kosovë?

Aktuale

Vrasjet e fundit – Sa e brishtë është siguria në Kosovë?

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 22:51
Ilustrim

Brenda pak ditësh, u vranë pesë persona.

Në tri raste të ndryshme, motivet e vrasjes dyshohet të jenë nga konfliktet në komunikacion, përleshja me qenë, e deri tek fajdet.

Me këto raste të vrasjeve, situata e sigurisë në vend vlerësohet si alarmuese dhe e brishtë.

“Është një alarm edhe për qytetarët edhe për institucionet dhe bartësit e tyre, si dhe për zbatuesit e ligjit. Krahasuar me numrin e banorëve, pesë vrasje brenda tri ditëve janë shumë për territorin e Kosovës, megjithatë askush nuk ka të drejtë t’ia merr jetën dikujt. Janë shumë banale disa raste që po ndodhin tash, për një kundërvajtje në trafik”, tha ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.

Për njohësin e sigurisë, Avni Islami, muajt e verës janë koha kur ndodhin më shumë raste të krimeve.

“Që nga shtatori e deri në fund të shtatorit, rritja e kriminalitetit është e dukshme. Për pasojë kemi vjedhje, plaçkitje, vrasje e ngatërresa. Kjo nuk e arsyeton asnjë rast e sidomos vrasjet e fundit, vrasje të cilat konsiderohen me paramendim, e jo nën afekt, sepse të vritet njeriu në pikë të ditës për çfarëdo mosmarrëveshje ia merr jetën. Kjo është e patolerueshme nga ana ligjore e fetare”, tha Islami.

Në këto raste të krimeve, përpos të vrarë, pati edhe të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat