Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA, përfundon me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit

Aktuale

Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA, përfundon me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 20:30
Albion Svrkaj

Kapiteni Albion Svrkaj, e ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manoveres (MCCC) në Qendrën e Ekselencës së Manovrave (MCoE), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njoftimi u bë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se “Ky kurs prestigjioz përgatit liderët për të marrë përgjegjësi si komandantë të kompanive dhe oficerë të stafit, duke u fokusuar në luftimin e kombinuar të armëve në nivel taktik”.

Kapiten Svrkaj ka treguar përkushtim, disiplinë, duke kaluar me sukses vlerësimet në procedurat e komandës, menaxhimin e trajnimit të njësisë, dhe procesin e vendimmarrjes ushtarake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat