Mustafa: LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim

Aktuale

Mustafa: LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 23:12
Besian Mustafa

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka bërë me dje se kjo parti do të shkojë në seancën e nesërme me qëndrimin e njëjtë.

Ai ka bërë me dije se LDK-ja nuk e voton asnjë deputet të VV-së për kryetar të Kuvendit.

Në një deklaratë, ai ka thënë se LDK-ja nuk voton asnjë propozim pa marrëveshje.

“Ne si LDK kemi deklaruar që nuk e votojmë asnjë kandidat të një partie tjetër me të cilën nuk kemi ndonjë marrëveshje politike. Nëse prisni që LDK-ja të ndryshoj qëndrimin kjo nuk do të ndodh nesër“, ka deklaruar Mustafa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat