Ministri Faton Peci ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvend, duke e cilësuar ditën e sotme si një moment që do t’i mbetet në kujtesë gjithë jetën.
Ai tha se nuk ishte vetëm vota kundër Albulena Haxhiut, por sidomos ajo kundër Donika Gërvallës, që sipas tij dëshmoi bashkimin e partive opozitare me Listën Serbe.
Reagimi në facebook:
Dita e sotme do të mbetet në memorien time për gjithë jetën.
Jo vetëm për dorën e ngritur kundër Albulena Haxhiut, por sepse pashë me sytë e mi, në sallën e Kuvendit, dorën e ngritur në kor nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, kundër që Donika Jusuf Gërvalla, mbesa e Nënës Ajshe të jetë Kryetare e Kuvendit të Republikës.
Të bashkuar kundër formimit të qeverisë, kundër mbiemrit Gërvalla, që është simbol i krenarisë dhe vulë e historisë!