Deri 1 orë e gjysmë pritje për dalje nga Kosova

Aktuale

Deri 1 orë e gjysmë pritje për dalje nga Kosova

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 23:50
Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pritjet për të hyrë në Kosovë aktualisht janë nga 20 deri në 30 minuta.

Ndërsa për të dalë nga Kosova, pritjet shkojnë nga një orë deri në një orë e gjysmë.

Pika më e ngarkuar mbetet Merdara, ku mërgimtarët presin deri në 90 minuta, tek Dheu i Bardhë pritja është rreth një ore, ndërsa në Muçibabë 40 minuta.

Në pikat e tjera si Bërnjak, pritja për dalje është rreth 30 minuta, ndërsa në kalimet tjera kufitare pritjet luhaten nga 3 deri në 10 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat