Publicisti Gëzim Mekuli ka rikujtuar një deklaratë të Listës Serbe të datës 31 maj 2017, ku kjo parti bënte thirrje për unitet në prag të zgjedhjeve. Në njoftim, Lista Serbe theksonte se zgjedhjet ishin “vendimtare për popullin serb”, duke përmendur parandalimin e formimit të Ushtrisë së Kosovës, ruajtjen e institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe mbrojtjen e ekzistencës së serbëve në Kosovë e Metohi.
Ajo po ashtu theksonte mbështetjen e Beogradit dhe synimin për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Postimi i plotë:
Rikujtim për opozitën, mediat, propagandistët e saj dhe për ambasadorët e manipuluar/ Deklaratë e Listës Srpska: “Tani është momenti të jemi të bashkuar!” (2017)
Në një njoftim politik të datës 31 maj 2017, Lista Serbe thekson qëllimet parësore në prag të zgjedhjeve:
“Zgjedhjet që po vijnë janë vendimtare për popullin tonë. Çdo votë është e rëndësishme për:
• të parandalojmë formimin e të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës në shtëpinë tonë,
• të ruajmë institucionet e Republikës së Serbisë nga shuarja,
• të mbrojmë ekzistencën e rrezikuar të serbëve në Kosovë dhe Metohi.
… Vetëm Lista Serbe ka mbështetjen e Beogradit. Ajo mund t’i ruajë dhe t’i forcojë institucionet serbe dhe të luftojë për formimin e Zajednica srpskih opština (Bashkësisë së Komunave Serbe).”